Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ekonomia shqiptare “mbahet në këmbë” nga administrata, arsimi dhe shëndetësia
Prodhimi i Brendshëm Bruto po mbahet në këmbë vetëm nga rritja e pagave në administratën publike, ndërsa sektorët kryesorë që gjenerojnë rritje reale e punësim janë në rënie ose në stanjacion, në një sinjal që ekonomia ndodhet në udhëkryq. INSTAT bëri të ditur se Produkti i Brendshëm Bruto (PBB), në terma realë, në tremujorin e dytë të vitit 2025 vlerësohet me rritje 3,51%, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024. Ky është ritmi më i ulët i rritjes që nga tremujori i fundit i vitit 2023. Ndikimin kryesor e ka dhënë “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia” me +1,65 pikë përqindje, duke ndikuar në gati gjysmën e rritjes së ekonomisë. Për Administratën publike, Arsimin dhe Shëndetësinë, pagat dhe kontributet sociale të punonjësve zënë pjesën kryesore të kontributit...