Vendi i parë në BE, Greqia i vendos kufizime të miturve për rrjetet sociale

Vendi i parë në BE, Greqia i vendos kufizime të miturve për rrjetet sociale

Greqia pritet të bëhet vendi i parë në Bashkimin Evropian që vendos kufizime të drejtpërdrejta për përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit. Një projektligj i ri, që pritet të kalojë në parlament në javët në vijim, synon të ndalojë aksesin në platforma si TikTok, Instagram dhe Facebook për fëmijët nën moshën 15 vjeç.Sipas këtij propozimi, çdo përpjekje për të hyrë në rrjete sociale nga pajisjet që përdoren nga fëmijët do të bllokohet automatikisht. Kjo do të mundësohet përmes një aplikacioni shtetëror të quajtur “Kids Wallet”, i cili do të instalohet në pajisjet e telefonave celularë  dhe do të lidhet me regjistrin civil grek për të verifikuar moshën e përdoruesit.Por projektligji nuk ndalet këtu. Ai shtrihet edhe për grupmoshën 15 deri në 18 vjeç, duke...