Ekonomia po rritet vetëm nga rrogat e shtetit, industria e bujqësia me rënie, dobët ndërtimi e turizmi

Ekonomia po rritet vetëm nga rrogat e shtetit, industria e bujqësia me rënie, dobët ndërtimi e turizmi

Prodhimi i Brendshëm Bruto po mbahet në këmbë vetëm nga rritja e pagave në administratën publike, ndërsa sektorët kryesorë që gjenerojnë rritje reale e punësim janë në rënie ose në stanjacion, në një sinjal që ekonomia ndodhet në udhëkryq. INSTAT bëri të ditur se Produkti i Brendshëm Bruto (PBB), në terma realë, në tremujorin e dytë të vitit 2025 vlerësohet me rritje 3,51%, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024. Ky është ritmi më i ulët i rritjes që nga tremujori i fundit i vitit 2023. Ndikimin kryesor e ka dhënë ‘Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia’ me +1,65 pikë përqindje, duke ndikuar në gati gjysmën e rritjes së ekonomisë. Për Administratën publike, Arsimin dhe Shëndetësinë, pagat dhe kontributet sociale të punonjësve zënë pjesën...