Armatimi në Ballkanin Perëndimor/ Serbia me Kinën e Rusinë, të tjerët me NATO-n

Armatimi në Ballkanin Perëndimor/ Serbia me Kinën e Rusinë, të tjerët me NATO-n

Ish-ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Fatmir Mediu, thotë për Radion Evropa e Lirë se ky kombinim e ka shndërruar prej kohësh Ballkanin Perëndimor në një version miniaturë të rivaliteteve globale. “Sepse siguria sot nuk është vetëm çështje mbrojtjeje. Siguria është çështje infrastrukture, teknologjie, politike, ekonomike dhe ushtarake. Marrë parasysh këto, raportet që i ka krijuar Serbia [me Rusinë dhe Kinën] janë çështje e një shqetësimi jo të vogël” – tha Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë. Harmonizimi i modernizimit ushtarak me synimet e deklaruara euroatlantike mbetet çështje e diskutueshme edhe për Nikolla Lluniç, konsulent në Beograd për çështje gjeopolitike dhe të sigurisë. “Do të ishte e pritshme që – nëse të gjitha vendet synojnë të anëtarësohen një ditë në NATO dhe sigurisht në Bashkimin Evropian...