Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
4.6 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave, zbulohet plani i qeverisë për ekonominë pa cash deri në vitin 2028
Gati 4.6 miliardë euro po qarkullojnë jashtë sistemit bankar, shifra më e lartë e regjistruar deri më tani e përdorimit të cash në ekonomi. Për të kufizuar këtë fenomen që hap shumë shtigje për evazion fiskal, qeveria parashikon që brenda 2028-ës çdo transaksion të jetë elektronik. Lufta me paranë ‘cash’ është humbur, teksa ‘disfata’ e institucioneve regjistroi një rekord të ri në muajin gusht. Raporti i fundit i Bankës së Shqipërisë tregon se jashtë bankave në kulmin e sezonit veror qarkulluan më shumë se 4.6 miliardë euro, afro 598 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Kjo rritje e fortë në gusht, është stimuluar edhe nga shpenzimet e shtuara për pushime, pasi është muaj kur arrin ‘pikun’ edhe turizmi. Referuar...