Turneu “UEFA Development”/ Shqipëria U-15 korr fitoren e tretë radhazi, mund edhe Kosovën 4-1

Turneu “UEFA Development”/ Shqipëria U-15 korr fitoren e tretë radhazi, mund edhe Kosovën 4-1

Kombëtarja U-15 e vajzave mbylli me sukses turneun “UEFA Development” duke regjistruar fitoren e tretë radhazi. Në takimin e fundit, të zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” ndaj Kosovës, vajzat kuqezi triumfuan me rezultatin minimal 4-1. Në këtë sfidë shkëlqeu Estela Gjoni e cila shënoi tre gola në pjesën e dytë, ndërkohë që rrugën e rrjetës e gjeti edhe Kejsi Bajraktari me një goditje të fuqishme nga jashtë zone, që përfundoi drejt e në rrjetë. Për ekipin e Kosovës golin e vetëm e realizoi Erina Mehmeti. Trajnerja Rabie Tota e nisi sfidën me këtë formacion: Enola Tota (GK), Ajlina Berisha, Erbi Ismalaj, Sara Mezin, Tea Hasanaj, Elin Hasanaj, Egi Kuqja, Rukena Demushi (C), Estela Gjoni, Isabella Hoxha dhe Keisi Bajraktari. Skuadra kuqezi dominoi lojën, duke zhvilluar...