Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Çështja “Aruba” që ‘ndezi’ Kuvendin! Takimi i Ramës në Karaibe, çfarë pretendon opozita? Mazhoranca kërkon prova
foto ilustrim: Noka-Rama-Balla TIRANË- Takimi i kryeministrit Edi Rama me mafian në Aruba, pretenduar nga opozita, u bë temë kryesore në Kuvend ç'ka solli reagime, replika dhe debate të forta mes palëve. Seanca e sotme plenare nisi menjëherë 'e flaktë' me opozitarët që kërkuan interperlancë urgjente me kryeministrin Rama, pasi ky i fundit, sipas tyre, duhet të japë llogari lidhur me një takim të fshehtë të zhvilluar në Aruba në janar të vitit 2019. Lidhur me këtë, opozita pretendon se në takim kanë marrë pjesë përfaqësues të qeverisë shqiptare dhe krimit të organizuar. Çështja "Aruba" u diskutua nga foltorja e Kuvendit, ku deputetët opozitarë hodhën akuza të forta. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, e cilësoi takimin në Aruba si tronditës. Sipas Nokës, shumica e...