Kremlini flet për “armë magjike”, Trump i jep leje Ukrainës: Sulmo Rusinë në tokën e saj

Kremlini flet për “armë magjike”, Trump i jep leje Ukrainës: Sulmo Rusinë në tokën e saj

Amerika i jep dritën e gjelbër Ukrainës që të sulmojë Rusinë me raketa me rreze të gjatë veprimit. Këtë e konfirmoi i dërguari special i Shteteve të Bashkuara, Keith Kellogg, që sqaroi se presidenti, Donald Trump, ka dhënë autorizimin e tij, por pranoi se ka pasur raste kur Pentagoni ka frenuar Kievin në këtë drejtim.  “Duhet të përdoren kapacitetet për të goditur në thellësi. Nuk ka më pika të sigurta”, u shpreh Kellogg për Fox News. Nuk ka vonuar reagimi i Rusisë.  “Pyetja është se kush mund t’i lëshojë këto raketa, edhe pse do të vinin nga territori i regjimit të Kievit? Vetëm ukrainasit, apo do të duhet ta bëjnë forcat e armatosura amerikane? Kush i përcakton objektivët, amerikanët, apo ukrainasit?”, theksoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.  Ai shtoi se fillimisht duhet të përcaktohen kërcënimet e mundshme, që...