Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Lufta financiare Rusi–BE, Putini kërcënon me sekuestrim të 150 miliardë dollarëve të kompanive perëndimore nëse përdoren asetet e ngrira ruse
Kremlini ka paralajmëruar masa hakmarrëse pas propozimit të kancelarit gjerman Merz për përdorimin e rezervave të ngrira ruse për financimin e Ukrainës. Një heshtje e frikshme ka ardhur nga Moska pas deklaratës së kancelarit gjerman Friedrich Merz, i cili për herë të parë mbështeti një plan që po merr formë, përdorimi i rezervave të ngrira të Rusisë për të financuar mbrojtjen e Ukrainës. Fillimisht bëhet fjalë për 170 miliardë euro, me synimin për të mobilizuar mbi 200 miliardë në total. Këto fonde, të ngrira nga vendet e G7 që në fillim të luftës kundër Ukrainës, janë llogari në dollarë, euro, paund dhe jen, të bllokuara për të ndaluar aksesin e Vladimir Putinit. Takimi i ministrave të financave të G7, i planifikuar për këtë javë, pritet...