Kur do mbahen zgjedhjet e parakohshme në Tiranë? Presidenca: S’kemi njoftim për vakancën në Bashki. KQZ: presim dekretin e Begajt

Kur do mbahen zgjedhjet e parakohshme në Tiranë? Presidenca: S’kemi njoftim për vakancën në Bashki. KQZ: presim dekretin e Begajt

Përmes një ankese në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj e konsideron shkarkimin e tij si kryebashkiak si të papajtueshëm me Kushtetutën, një akt që sipas juristëve i fut në ngërç planet e qeverisë për të bërë zgjedhje të reja për zëvendësimin e tij në Bashkinë e Tiranës. Siç e kishte paralajmëruar nga qelia ku po pret gjykimin për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, Erion Veliaj paditi të hënën në Gjykatën Kushtetuese vendimin e shkarkimit të tij, duke futur në ngërç planet e Partisë Socialiste për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. Në kërkesën dërguar Gjykatës Kushtetuese, Veliaj kërkon shfuqizimin e vendimit të qeverisë me argumentin se bie në kundërshtim me parimet kushtetuese për një proces të drejtë dhe të bazuar në ligj. Veliaj gjithashtu pretendon se...