Green Coast dhe Vlora Marina në vëmendjen e investitorëve ndërkombëtarë

Green Coast dhe Vlora Marina në vëmendjen e investitorëve ndërkombëtarë

Green Coast mirëpriti një grup investitorësh dhe sipërmarrësish nga Holanda, në një aktivitet të veçantë që ndërthurte biznesin me sportin. Për tre ditë me radhë, të ftuarit u njohën nga afër me mundësitë që ofron Shqipëria në sektorin e real estate, përmes vizitave në projektet më të rëndësishme të bregdetit, Green Coast dhe Vlora Marina.CEO e Balfin Real Estate, znj. Ledia Telhai dhe Drejtori i Shitjeve, z. Eltion Koçi, prezantuan vizionin dhe zhvillimet e projekteve, duke theksuar interesin gjithnjë e më të madh të investitorëve të huaj për tregun shqiptar. “Në sektorin e real estate, Shqipëria ofron mundësi që pak vende në rajon mund t’i garantojnë,” u shpreh znj. Telhai, duke theksuar se kërkesa e lartë për prona përgjatë bregdetit po reflektohet në rritjen e...