Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Pasuritë kulturore jashtë koncesioneve/ PD kërkon rishikimin e ligjit, Zhupa: Të administrohen nga shteti
Në ditën kombëtare të trashëgimisë kulturore, Kryetarja e Komisionit të Kulturës Ina Zhupa ka dorëzuar në Kuvend një projektligj për ndryshimin e ligjit 27/2018, për moslejimin e dhënies me koncesion të pasurisë kulturore. Zhupa ka propozuar ndryshimin e neneve 171-173 duke u shprehur se “janë riformuluar për të mbyllur çdo hapësirë që lejon dhënien në administrim të trashëgimisë kulturore te privatët, përmes formulave si PPP-të apo koncesionet. Ato do të parashikojnë vetëm mundësinë e dhurimeve apo donacioneve, pa cenuar pronësinë dhe administrimin me dominancë shtetërore” Ajo thekson se: ‘Trashëgimia jonë kulturore nuk është mall tregtar. Ajo është pjesë e identitetit tonë kombëtar, e historisë dhe shpirtit të këtij vendi, dhe si e tillë, nuk mund të privatizohet në emër të koncesionarëve për interesa ekonomike” ...