Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Kosova me deficitin më të madh tregtar në histori
Kosova po vazhdon të thellojë varësinë nga mallrat e importuara, duke e çuar deficitin tregtar në një nivel të lartë shqetësues.Shteti ka importuar mallra në vlerë mbi pesë miliardë euro, vetëm nga muaj janar deri në fund të shtatorit të këtij viti.Aleanca Kosovare e Bizneseve ka reaguar ashpër ndaj përkeqësimit të thellë të bilancit tregtar të Kosovës, duke e cilësuar situatën si alarmante dhe pasojë direkte e mungesës së politikave zhvillimore nga ana e Qeverisë së Kosovës.Në një reagim publik, AKB ka theksuar se paralajmërimet e mëhershme për rritjen e frikshme të importit tashmë po bëhen realitet.Sipas të dhënave zyrtare, gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2025, importet kanë tejkaluar shifrën prej 5 miliardë eurosh, ndërsa eksportet janë ulur me rreth 30 milionë euro...