Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Gjykata e Lartë lë në fuqi heqjen e masës së sigurimit ndaj Elton Qynos
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke rrëzuar rekursin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme. Prokuroria kishte kërkuar rikthimin e masës së sigurimit “detyrimi për t’u paraqitur” ndaj gazetarit Elton Qyno. Gjykata e Apelit kishte argumentuar se artikujt e publikuar nuk ishin në kundërshtim me detyrimet e profesionit dhe i shërbenin interesit publik. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë mbështeti këtë qëndrim, duke vlerësuar se provat nuk mjaftojnë për të vendosur një masë sigurimi personal. Sipas vendimit, në rastin e lajmeve të cituara nga prokuroria e të referuara nga gjykata, nuk ka një analizë të mirëfilltë nëse gazetari Elton Qyno ka ndërhyrë në këto lajme, ka...