Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Miratohet kalendari 3-javor/ Rregullorja e re përplas opozitën dhe mazhorancën: Kuvendi t’i kthehet normalitetit…po shkilet Kushtetuta!
kuvendi TIRANË- Mes debateve dhe tensioneve ka përfunduar seanca e sotme plenare, e cila nisi në orën 13:00 dhe zgjati rreth dy orë. Mazhoranca kaloi e vetme me shumicë votash kalendarin dhe programin e punimeve të Kuvendit për muajin e ardhshëm, kjo pasi opozita bojkoti votimin. Opozita u largua nga salla në momentin që kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla po mbante fjalën e tij. Ndërkohë, ky votim, i hap rrugë punës së komisioneve parlamentare. Gjatë kësaj seancë u miratua edhe procesverbali i seancës plenare të datës 24 shtator, ku u miratua përbërja e komisioneve të përhershme parlamentare. Seanca plenare nisi menjëherë me debate në lidhje me rregulloren e re të Kuvendit, e miratuar që në seancat e para të kaluara. Opozita ka akizuar kryesinë...