FOTO- Aksident i frikshëm në Lushnjë/ Makina ‘fluturon’ në ajër për 30 metra, përfundon në oborrin e një banese

FOTO- Aksident i frikshëm në Lushnjë/ Makina ‘fluturon’ në ajër për 30 metra, përfundon në oborrin e një banese

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje-Çermë, në afërsi të fshatit Dushk. Fuoristrada me targa AA961LJ ka dalë disa dhjetra metra nga rruga dhe ka përfunduar në tokat përgjatë autostradës. Dy bashkëshortë qe udhëtonin në automjet janë transportuar nga ambulanca në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve. Uniformat blu shkuan në vendngjarje për të dokumentuar aksidentin dhe për të hedhur dritë mbi shkaqet. Sipas të dhënave të para, dyshohet se drejtuesi i fuoristradës ka humbur kontrollin mbi mjetin i cili ka dalë nga rruga dhe pasi ka përshkruar 20-30 metra në ajër ka përfunduar në oborrin e një banese, ku fatmirësisht nuk kishte asnjë person. Dy të lënduarit, bashkëshortë, janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin mjekim në Spitalin e Lushnjes.