Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Dalin pamjet e lëvizjes me makinë të vrasësit të biznesmenit Italian në Salari
Dalin pamjet e para nga momentet pas vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi, i cili u ekzekutua me armë zjarri të shtunën në fshatin Salari të Tepelenës. Pas hetimeve intensive, policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të krimit. Ai është shtetasi Kamber Sulçaj, 48 vjeç, me origjinë nga Vlora, i cili aktualisht ndodhet në kërkim. Sipas të dhënave paraprake, konflikti mes autorit dhe viktimës dyshohet se ka nisur pas një debati banal për dritat e makinës. Më pas, Sulçaj ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të biznesmenit, duke i shkaktuar atij plagë të rënda që i morën jetën. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur autori largohet nga vendngjarja me automjetin e tij. Kjo ka ndihmuar autoritetet në gjurmimin e...