Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Takimi Trump-Netanyahu/ Shtëpia e Bardhë: Jemi shumë pranë marrëveshjes për Gazan
Benjamin Netanyahu-donald trump SHBA- Izraeli dhe Hamasi janë "shumë afër" arritjes së një marrëveshjeje kornizë për t'i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të siguruar paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, tha të hënën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. Deklarata erdhi në prag të takimit midis presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij izraelit Benjamin Netanyahu. Leavitt, duke folur në programin "Fox and Friends" të Fox News, tha se Presidenti Donald Trump do të diskutojë një plan paqeje me 21 pika me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë më vonë të hënën. Sipas deklaratës zyrtare, thuhet se Trump do të flasë dhe me përfaqësuesit e Katarit të cilët janë pala ndërmjetësuese. "Trump do të flasë edhe me...