Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Është bërë nevojë kombëtare hapja e kurseve të gjuhës shqipe për deputetët
Nga Lutfi Dervishi Në sallën e Parlamentit, shqipja po trajtohet si gjuhë e dushmanit që duhet asgjësuar me të gjitha mjetet. Disa deputetë të rinj, me shumë pasion për kameran, por me shumë pak mirkuptim për gjuhën e nënës, flasin një dialekt që as Google translate nuk e njeh. Në vend që të flasin shqip, mbllaçisin fjalë si çamçakëz i sterpërdorur. Kur ngrihen për të folur gramatika del nga salla, ndërsa sintaksa është dorëzuar që në hyrje te ushtarët e Gardës. Prandaj, urgjentisht: Kurs bazë: Si të ndërtosh një fjali pa shkaktuar të qeshura në sallën e Kuvendit! Modul shtesë: Kryefjala nuk është gjithmonë unë Praktikë: Kundrinori nuk është kundërshtari yt politik! KKK Kryefjalë, kallëzues, kundrinë! Shembull: Deputeti flet në Kuvend. Kaq e thjeshtë është.