Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
FOTO/ Ky është autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi
Është siguruar fotoja e autorit të dyshuar të vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi. Sipas policisë, ai është Kamber Sulçe, 48 vjeç, banues në Mesaplik, Vlorë, i shpallur në kërkim. Trupi i pajetë i biznesmenit u gjet në vendin e quajtur “Qafa e Dilanit” pas mesnatës së 26 shtatorit 2025. Si rezultat i hetimeve intensive të kryera nga grupi i posaçëm hetimor i Policisë Gjirokastër dhe Departamentit të Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, u identifikua autori i dyshuar, Kamber Sulçe, 48 vjeç, banues në Mesaplik, Vlorë. Ai është shpallur në kërkim për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Hetimet tregojnë se sulmi ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta mes Kamber Sulçes dhe Sarchit, si dhe shoqëruesve...