Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
FOTO/ Ky është çobani vlonjat që qëlloi për vdekje biznesmenin italian
Personi që shihni në foto është 48-vjeçari Kamber Sulçaj, i akuzuar nga policia si autor i dyshuar për vrasjen e biznesmenit italian, Edoardo Srachi. Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë, drejt biznesmenit italian dhe personave që e shoqëronin atë dhe automjeteve të tyre të ndaluara. Nga të shtënat humbi jetën italiani Edoardo Sarchi. Policia njofton se ka sekuestruar nga vendngjarja, automjetet e viktimës dhe shoqëruesve të tij, si dhe 2 armë gjahu. Gjithashtu, ka sekuestruar automjetin dhe veshjet e përdorura gjatë krimit, si dhe 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu, municion për armë gjahu me saçme, municion për armë me vjaska, 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta....