Ekonomia shqiptare u rrit me 3.5 përqind në tremujorin e dytë

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.5 përqind në tremujorin e dytë

Ekonomia shqiptare u rrit me rreth 3.51 për qind në tremujorin e dytë  të vitit. Sipas INSTAT kjo rritje u ndikua prej pagave të administratës dhe tregut imobiliar me shitjen e pronave. “Kontributi sipas aktiviteteve ekonomike paraqitet si më poshtë: “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia” me +1,65 pikë përqindje, “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” me +0,47 pikë përqindje, “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” me +0,37 pikë përqindje, “Ndërtimi” me +0,30 pikë përqindje, “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” me +0,27 pikë përqindje, “Informacioni dhe Komunikacioni” me +0,11 pikë përqindje, “Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi” me +0,08 pikë përqindje, dhe “Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit” me +0,03 pikë përqindje. Aktiviteti “Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” kontribuoi me -0,46 pikë përqindje dhe “Industri, Energji dhe...