Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
I dha fitoren Barçës, Levandovski kërkon të rinovojë me katalanasit
Robert Levandovski kapërceu një dëmtim të vogël muskulor në fillim të sezonit ndërsa e mbajti jashtë ndeshjes kundër Majorka-s është rikuperuar dhe po shfaqet në formë në çdo ndeshje me Barcelonën. Mbrëmë shënoi golin vendimtar përballë Sociedad (2-1) duke i dhënë mundësinë katalanasëve të marrin kreun e La Liga-s. Ndërkaq sipas spanjolles SPORT – misioni i polakut 37 vjeçar është të bindë Barcelonën të zgjasë kontratën e tij (e cila skadon më 30 qershor 2026) edhe për një vit tjetër. Në fakt, Leva e ka bërë këtë me performanca mbresëlënëse. Dhe nuk ka pasur një fillim të keq, pavarësisht disa zërave për transferim gjatë verës që e lidhin atë me një lëvizje në Arabinë Saudite, duke pasur parasysh kushtet financiare të ofruara. Tani pritet përgjigja...