Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kujdes me biberonin gjatë natës, mund të dëmtojë rëndë dhëmbët e foshnjës suaj
Edhe pse mund të duket një zakon i pafajshëm dhe praktik për të qetësuar foshnjën gjatë natës, vendosja në gjumë me biberon që përmban qumësht ose lëngje të tjera mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin oral të fëmijës. Pediatër dhe stomatologë paralajmërojnë se ky zakon është një nga shkaktarët kryesorë të kariesit të biberonit, një formë e hershme dhe agresive e prishjes së dhëmbëve të qumështit. Sheqernat që përmbahen në qumështin apo lëngjet e frutave mbeten në gojën e fëmijës gjatë gjithë natës, duke krijuar mjedisin ideal për shumimin e baktereve. Këto baktere prodhojnë acide që sulmojnë smaltin e dhëmbëve, i cili tek foshnjat është shumë më i brishtë dhe i ndjeshëm sesa tek të rriturit. Pasojat mund të jenë serioze: humbja e parakohshme...