Ekonomia po rritet vetëm nga shteti (pagat), industria e bujqësia me rënie, dobët ndërtimi e turizmi

Ekonomia po rritet vetëm nga shteti (pagat), industria e bujqësia me rënie, dobët ndërtimi e turizmi

Prodhimi i brendshëm bruto po mbahet në këmbë vetëm nga rritja e pagave në administratën publike, ndërsa sektorët kryesorë që gjenerojnë rritje reale e punësim janë në rënie ose në stanjacion, në një sinjal që ekonomia ndodhet në udhëkryq.INSTAT bëri të ditur se Produkti i Brendshëm Bruto (PBB), në terma realë, në tremujorin e dytë të vitit 2025 vlerësohet me rritje 3,51 %, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024. Ky është ritmi më i ulët i rritjes që nga tremujori i fundit i vitit 2023.Ndikimin kryesor e ka dhënë “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia” me +1,65 pikë përqindje, duke ndikuar në gati gjysmën e rritjes së ekonomisë.Për Administratën publike, Arsimin dhe Shëndetësinë Pagat dhe kontributet sociale të punonjësve zënë pjesën kryesore të...