Zgjedhjet në Tiranë mbeten pezull! Kush është gjyqtarja që do të vendosë mbi shkarkimin e Veliajt nga Rama

Zgjedhjet në Tiranë mbeten pezull! Kush është gjyqtarja që do të vendosë mbi shkarkimin e Veliajt nga Rama

erion veliaj, foto arkiv TIRANË- Pak orë pas depozitimit të ankimimit të Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese, mbi shkarkimin e tij, është hedhur shorti dhe është caktuar gjyqtarja që do të shqyrtojë padinë. Sonila Bejtja do të jetë relatore për shqyrtimin e ankesës së Erion Veliaj, ndërkohë që në pikëpyetje mbeten dhe zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në Tiranë. Marrja në shqyrtim e ankimimit të Veliajt pritet të pezullojë përkohësisht zgjedhjet e pjesshme në kryeqytet, në pritje të vendimit të Kushtetueses. Qeveria shkarkoi zyrtarisht katër ditë më parë Veliajn, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Ky ishte dhe hapi i fundit, pasi Këshilli Bashkiak i kryeqytetit, me një bashkim të votave mes opozitës dhe mazhorancës, miratoi më parë propozimin e shkarkimit të Veliajt,...