Mbidhet Kuvendi! PD kërkon interpelancë me Ramën: Të japë llogari për takimin në Aruba

Mbidhet Kuvendi! PD kërkon interpelancë me Ramën: Të japë llogari për takimin në Aruba

PAMJE NGA KUVENDI TIRANË-Kërkesa është depozituar nga 7 deputetë të Grupit Parlamentar të PD: Sali Berisha, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Luciano Boci, Ina Zhupa dhe Flamur Noka. GRUPI PARLAMENTAR I PD KËRKESË PËR INTERPELANCË URGJENTE ME KRYEMINISTRIN EDI RAMA LIDHUR ME TAKIMIN ME MAFIAN NË ARUBA DHE NDIKIMIN E KRIMIT TË ORGANIZUAR NË EKONOMI Departamenti Amerikan i Shtetit në Raportin mbi Shqipërinë për vitin 2025 lidhur me Klimën e Investimeve, ndër të tjera thekson se ekonomia shqiptare mbetet e ndjeshme ndaj krimit të organizuar, si dhe thekson se komuniteti i biznesit raporton praninë e madhe të të ardhurave të paligjshme nga trafiku i drogës që shtrembëron konkurencën në treg. Është e qartë se një konstatim i tillë nga Departamenti Amerikan i Shtetit nuk...