Ismail Syla: Fruta dhe drurë

Ismail Syla: Fruta dhe drurë

MollaGlob i kuq i mëkatit.Frut që e zbulon pafajësinënë humbje e sipër.Në çdo kafshim dëgjohet Adami.DardhaMish i butë që thyhet në duarsi zemër e pambrojtur.Ëmbëlsia e saj,gjithmonë më e shkurtër se uria. Dardha e kujtimeveNë kujtimet e pleqve,ka gjithmonë një dardhënë oborrin e shtëpisë së fëmijërisë.Rritet vetëm në mendje.Dardha e oborritRritet pranë shtëpisësi motër e thjeshtë e njeriut.Degët i përkulen deri në dritare,si të trokiste për t’u futur brenda.Mani i zogjveShpendët e mbushin me zhurmë.Çdo degë e tij, tryezë qiellore për ta.Ulliri i vetmuarNë mes të arës, me rrënjë të thella,kot duket i mjerë.Nuk ka nevojë për askënd:toka e ushqen, koha e nderon.Ulliri i shenjtëPranë kishave e manastireveqëndron gjithmonë.Nuk e njeh vdekjen sezonale.Është pemë e heshtjes,altar i gjelbër që nuk digjet kurrë.Lisi i vetmuar në...