Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
994 mijë shqiptarë udhëtuan jashtë, INSTAT: Shifrat janë 10% më të larta se një vit më parë
Shifrat e INSTAT treguan që këtë vit ka qenë më i lartë numri i shqiptarëve që kanë zgjedhur të udhëtojnë jashtë vendit gjatë verës. Në muajin gusht, 994.573 persona dolën nga Shqipëria, duke shënuar një rritje me 10.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Arsyet janë nga më të ndryshmet. Por përzgjedhja kryesore e destinacioneve për pushime ishin dy: Greqia dhe Turqia. Operatorja turistik, Fiori Zani thotë: “Shqiptarët, në radhë të parë, shkojnë jashtë sepse Shqipërinë e kanë vizituar dhe kanë kuriozitet. Në radhë të dytë, besoj se linjat low cost i favorizojnë që t’i bëjnë pushimet jashtë, duke i rezervuar në avancë, patjetër që të kapin një çmim më të mirë. Greqia dhe Turqia janë destinacionet kryesore që vizitojnë shqiptarët...