Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Konferenca e Kryetarëve, Balla: Institucionet e pavarura, raportime periodike në Kuvend
Në Konferencën e Kryetarëve, opozita ka kërkuar thirrjen e Këshillit të Legjislacionit për shqyrtimin e kërkesës së opozitës, lidhur me shkarkimin e drejtuesit të Kuvendit, Niko Peleshi. Në fjalën e tij, kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka thënë: Kuvendi ka miratuar fushën e përgjegjësisë së komisioneve. Modeli i ndjekur është një model që funksionon në shumë Parlamente të vendeve anëtare të BE. Është normale që Komisioni i Nismave Qytetare dhe mbikëqyrjes institucionale të përfshihet në raportimin e institucioneve të pavarura, në mbledhje të përbashkëta. Nenet ndërlidhen, nuk është në vakum, neni 103 po ndërlidhet. Kemi nenin 37 të Rregullores (mbledhje e përbashkët) që zgjidh çështjen e mbledhjeve të përbashkëta. Në përfundim nuk ka asnjë problematikë, pasi rregullorja i ka te parashikuara. Raportimet...