BE-ja konfirmon rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit

BE-ja konfirmon rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit

Bashkimi Evropian (BE) njoftoi të hënën se i ka rivendosur sanksione Iranit, duke e ndjekur hapin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). “Sot, BE-ja riktheu sanksionet ndaj Iranit si përgjigje ndaj mosrespektimit të vazhdueshëm të marrëveshjes bërthamore. Dera për bisedime diplomatike mbetet e hapur”, thuhet në një deklaratë të presidencës së BE-së. BE-ja bëri të ditur se sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve të Bankës Qendrore të Iranit dhe bankave të tjera iraniane, si dhe ndalimin e udhëtimit për disa zyrtarë iranianë. Gjithashtu, BE-ja ndaloi blerjen dhe transportin e naftës së papërpunuar nga Irani, si dhe shitjen ose furnizimin me ar dhe pajisje të caktuara detare. Të dielën, Kombet e Bashkuara rikthyen një embargo armësh dhe sanksione të tjera ndaj Iranit për programin e tij...