Veliaj shkon në Kushtetuese: Shkarkimi si kryebashkiak, i paligjshëm!

Veliaj shkon në Kushtetuese: Shkarkimi si kryebashkiak, i paligjshëm!

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij nga detyra. Në ankimin e tij theksohet se Neni 62 i ligjit për qeverisjen vendore nuk mund të zëvendësojë Nenin 115 të Kushtetutës, por duhet interpretuar gjithmonë në përputhje me të. Sipas kërkesës së Veliajt, çdo shkarkim pa një shkelje të rëndë të provuar është i paligjshëm dhe bie ndesh me parimet kushtetuese. Në këtë rast, çështja kryesore që Gjykata duhet të vlerësojë është nëse procesi i shkarkimit ka respektuar kompetencat dhe garancitë që Kushtetuta imponon në nenin 115, apo nëse është bërë një interpretim i gabuar i nenit 62 për të tejkaluar ato garanci. Pasazhet e kërkesës: 1. Bazuar në nenin 115 të Kushtetutës, Kryetari i Bashkisë mund të shkarkohet për shkelje të...