Dosja “Partizani”, regjistrimi i seancës nga mediat përplas Malltezin me togat e zeza

Dosja “Partizani”, regjistrimi i seancës nga mediat përplas Malltezin me togat e zeza

Në gjyqin për dosjen “Partizani” mediat kishin shfaqur interes për ta regjistruar të plotë seancën, ku kishte shprehur dakordësi edhe Jamarbër Malltezi. Gjykata vendosi që të mos e pranojë këtë kërkesë duke dhënë miratim vetëm për regjistrim të planeve të nisjes së seancës. Por Malltezi e kundërshtoi këtë duke theksuar që kërkesa e tij ishte për transparencë të plotë të procesit dhe jo për show. “Kam bërë kërkesë që të regjistrohet e gjithë seanca, për të patur një proces sa më transparent dhe të dëgjohen qëndrimet e të gjitha palëve. Por gjykata e ka rrëzuar këtë kërkesë duke vendosur që mund të lejohet vetëm regjistrimi i fillimit të seancës. Unë nuk mund ta lejoj këtë që të regjistrohen pamje sa për show. Po të jepej...