Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Veliaj dorëzon padinë në Gjykatën Kushtetuese kundër shkarkimit nga Qeveria dhe Këshilli Bashkiak, ja argumentet e ish-kryebashkiakut
Mbrojtja e Erjon Veliaj po bëhet gati të dorëzojë padinë në Kushtetuese, pas shkarkimit nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës. Në materialin që disponon gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, jepen edhe detaje të padisë. Sipas padisë, Veliaj kundërshton në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin nga detyra me argumentin se neni 62 i ligjit Për Vetëqeverisjen vendore, nuk mund të zëvendësojë nenin 115 të Kushtetutës, por interpretohet në pajtim me të. Sipas argumenteve të ish-kryebashkiakut: shkarkimi pa shkelje të rëndë të provuar është i paligjshëm dhe antikushtetues. Kërkesa e plotë: 1. Bazuar në nenin 115 të Kushtetutës, Kryetari i Bashkisë mund të shkarkohet për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve dhe mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, ankim i cili pezullon efektet e...