Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Tentoi të trafikonte 14-vjeçaren për prostitucion në Kosovë, arrestohet 22-vjeçari
Foto ilustruese KUKËS- Një 22-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Kukës, pasi po trafikonte një 14-vjeçare me qëllim trafikimin e saj drejt Kosovës. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë ndaluar në dalje të RSh-së, automjetin me drejtues shtetasin E. G., 22 vjeç, i cili udhëtonte me shtetasin A. K., 18 vjeç, dhe me një shtetase 14 vjeçe. Nga hetimet dyshohet se shtetasi E. G. po tentonte ta kalonte në kufi, 14-vjeçaren, me qëllim trafikimin e saj në Kosovë. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme arrestuan në flagrancë shtetasit: E. G., 22 vjeç, banues në Berat, për veprën penale”Trafikimi i të miturve”; ...