Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Rama: Po ndërtojmë brezin novator, universitetet po hartojnë programe për IA dhe nanoshkencën
Në vend u zhvillua Kongresi Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë, një ngjarje që shënon përkushtimin e vendit për të udhëhequr në fushën e shkencës dhe teknologjisë në rajon. Në fokus të kongresit ishte ndërtimi i një ekosistemi të avancuar kërkimi e arsimi, që synon t’u japë të rinjve shqiptarë mundësinë të studiojnë teknologjitë e së ardhmes në vend.Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e inteligjencës artificiale dhe nanoteknologjisë si shtylla të zhvillimit të qëndrueshëm dhe transparencës në qeverisje.“Shqipëria një komb që guxon të udhëheqë dhe jo të ndjekë, në ballë të shkencës dhe teknologjisë në këtë rajon. Me lejoni të them që duke krijuar një ministre te AI, ministrja e parë në botë, Shqipëria nuk po përqafon thjeshte të ardhmen, por po përpiqet të bëjë pjesën e saj...