Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
A do të arrihet paqja në Gaza? Izraeli synon të modifikojë planin me 21 pika të presidentit Trump
Bota E Hënë, 29 Shtator 2025 10:22 Qeveria izraelite synon të bëjë ndryshime në planin e propozuar të paqes për Gazën nga administrata Trump, duke përfshirë kufizimin e rolit të Katarit në Rripin e Gazës pasi të përfundojë konflikti, raporton një faqe interneti izraelite. Trump, i cili do të takohet sot me Netanyahun, siguron se “një armëpushim është afër”. Plani i tij do të përfshinte tërheqjen graduale të trupave izraelite nga Rripi, të paraprirë nga lirimi i të gjithë pengjeve brenda 48 orëve nga nënshkrimi i marrëveshjes.