Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Shifrat/ Avni Ponari me shokë rrisin të ardhurat, por dëmet e paguara u ulën
Të ardhurat e kompanive të sigurimeve u rritën me 9.5 për qind në tetë muajt e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, teksa shqiptarët po paguajnë gjithmonë e më shumë për të siguruar jetën, pronën, apo dhe automjetet e tyre. Të dhënat zyrtare tregojnë se për periudhën janar-gusht, qytetarët shqiptarë paguan mbi 180 milionë euro prime, ndërsa numri i kontratave të sigurimit arriti në 1 milionë e 116 mijë duke shënuar një rritje me 6.12% krahasuar me Janar-Gusht 2024. Sipas të dhënave, tregu dominohet nga sigurimet e Jo-Jetës, të cilat zënë mbi 91.5 për qind në vëllimin e përgjithshëm të primeve. Ndërkohë, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zunë 38.16%, ndërsa ato të sigurimit të detyrueshëm ishin 61.84%...