Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kapet telefon në burgun e Drenovës, dyshohet se përdorej nga Laert Haxhiu
Një telefon është kapur në një qeli në burgun e Drenovës nga grupi i sigurisë së institucionit të vuajtjes së dënimit. Telefoni që është kapur i përkiste një të dënuari për lëndë narkotike. Ndërkohë, mësohet se hetimet po vijojnë nga prokuroria pasi ka dyshime se telefonin e përdorte Laert Haxhiu. Dyshimet lindën pasi telefoni është kapur në sektorin ku vuan dënimin Haxhiu, por më shumë pritet të kuptohet nga hetimet që SHKB dhe Prokuroria e Korçës po kryejnë.