Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Allegri ka Pirlon e tij të ri. Modric është i jashtëzakonshëm, “skaneri” i performancës së kroatit
29 Shtator 2025 10:37 Alfred Lleshi Luka Modric, edhe pse 40-vjeç, ka qenë një nga më meritorët e Milanit në fitoren 2-1 ndaj Napolit në “San Siro”. Adrien Rabiot komentoi: “Të luash 90 minuta në këtë mënyrë në moshën 40-vjeçare… Nuk di si e bën. I pëlqen futbolli, e shijon çdo moment në fushë”. Modric, fitues i 6 Champions League dhe një “Topi të Artë”, është bërë lideri i ri i Milanit të Allegrit. “Modeli i tij është një gjë që nuk shihet më në futboll, jemi me fat që e kemi ne”, – tha trajneri kuqezi. Allegri e ka vendosur si “regjisorin” kryesor të skuadrës, duke e përdorur si qendër të ndërtimit të lojës, ndërsa në fazën mbrojtëse bllokoi kundërsulmet e Di Lorenzos dhe Politanos....