Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Diella nuk është lodër”, Rama: Me të po projektojmë të ardhmen
Në Kongresin për Nanoteknologjinë, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria po guxon të udhëheqë në shkencë dhe teknologji në rajon, duke e vendosur inteligjencën artificiale në qendër të vizionit të saj për vitin 2030. “Shqipëria është një komb që guxon të udhëheqë dhe jo të ndjekë. Duke krijuar një ministre të AI, të parën në botë, vendi ynë nuk po përqafon thjesht të ardhmen, por po kontribuon në projektimin e saj,” u shpreh Rama. Ai theksoi se Diella nuk është një lodër, por një instrument për transformimin e pushtetit shtetëror në shërbim ndaj qytetarëve, duke synuar transparencë të plotë në tenderët publikë dhe procese të tjera, shkruan A2 CNN. “Jemi të bindur se shumë shpejt do të ofrojmë një mekanizëm të jashtëzakonshëm për tenderë publikë...