Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Presidenti amerikan pret sot Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, a do të shpallë Trump një marrëveshje me Izraelin për Gazën?
Njoftimi se do të ketë një konferencë për shtyp pas takimit të sotëm vendimtar midis Donald Trump dhe Benjamin Netanyahut në Shtëpinë e Bardhë nxit spekulimet se administrata amerikane po përgatitet të njoftojë finalizimin e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe lirimin e pengjeve të fundit izraelitë, raportuan sot mediat izraelite. Presidenti amerikan mirëpret kryeministrin izraelit në Shtëpinë e Bardhë sot, menjëherë pasi premtoi një “marrëveshje” për Gazën dhe vuri veton ndaj një aneksimi të mundshëm të Bregut Perëndimor të pushtuar. “Kemi një mundësi reale për të arritur diçka të madhe në Lindjen e Mesme. Të gjithë janë gati për diçka të veçantë, diçka që po ndodh për herë të parë. Ne do ta bëjmë”, shkroi presidenti amerikan dje, të dielën, në platformën e tij, Truth Social....