Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Misteri i vrasjes së biznesmenit në Tepelenë! I afërmi: Dyshoj për sherr me djemtë e ortakut, ishin për gjueti
Eqerem Braçi dhe Edoardo Sarchi TEPELENË-Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi mesnatën e 27 shtatorit. Kushëriri i tij ka ngritur dyshimet se ngjarja ka ardhur si shkak i një grindjeje me djemtë e ortakut të biznezmenit, Eqerem Braçit. Në një intervistë për La Repubblica, Riccardo Barbieri, i afërmi i 44-vjeçarit të ndjerë, shprehet se nuk e kuptojnë pse u vra Edoardo dhe shpreson që autoritetet shqiptare të zbardhin plotësisht situatën. Kushëriri i tij dyshon se vrasja ka ndodhur si shkak i një sherri mes biznesmenit italian dhe Gazmendi dhe Danieli Braçit, dy djemve të ortakut në Shqipëri. Intervista: Çfarë lajmesh po vijnë nga Shqipëria? "Lajmet që po marrim vijnë nga gazetat lokale. Lajmet në televizion, në këtë kohë, nuk po japin...