Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
S’ka më ditë të ngrohta! Ulen ndjeshëm temperaturat, parashikimi i motit për sot
Java nis me mot të paqëndrueshëm dhe reshje të dendura të shiut, të përhapura në të gjithë territorin. Temperaturat do të ulen ndjeshëm, teksa minimalja këtë të hënë u regjistrua 14 gradë Celsius. Gjatë ditës, nuk do të ketë një ndryshim të lartë të temperaturave, teksa maksimalja pritet të arrijë në 22 gradë. Era do të fryjë me shpejtësi mbi 40 km/h, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.