Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ndahet nga jeta sopranoja Luiza Çako, nëna e kantautorit Pirro Çako
Arti shqiptar sot është në zi. Mësohet se sopranoja Luiza Çako Papa është ndarë nga jeta ditën e sotme. Vdekja e Çakos ka ardhur nga shkaqe natyrale. Luiza Çako ka pasur një karrierë të pasur artistike, ndërsa veprat e saj do të lenë shenjë në artin shqiptar. Ajo ka interpretuar në një sërë veprash të repertorit operistik shqiptar dhe ndërkombëtar, duke lënë gjurmë në kulturën tonë. Çako ka pasur një karrierë të gjatë dhe të pasur në muzikën klasike, ku është vlerësuar për zërin e saj të veçantë. Ajo ishte bashkëshortja e të ndjerit Gaqo Çako, një prej ikonave të operës shqiptare, dhe nëna e kantautorit të njohur Piro Çako, i cili ka ndjekur gjurmët e prindërve të tij në muzikë, duke ndërtuar një karrierë...