Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Veliaj në Kushtetuese, arsyetimi në kërkesë-padi: Paraburgimi nuk është provë faji, mungesa në detyrë…
1. Bazuar në nenin 115 të Kushtetutës, Kryetari i Bashkisë mund të shkarkohet për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve dhe mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, ankim i cili pezullon efektet e vendimit të Këshillit të Ministrave. (shih vendimet nr. 15, datë 08.06.2009; nr.22, datë 07.10.2008; nr.39, datë 29.12.2005 të Gjykatës Kushtetuese) Në bazë të këtij parashikimi kushtetues, përmes parashikimeve të ligjit nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, legjislatori ka vlerësuar të specifikojë dy raste të asaj që do të konsiderohet shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe ligjeve, përmes parashikimeve të gërmës “b” dhe “c” të nenit 62 të këtij ligjit, nëse Kryetari i Bashkisë: dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata; nuk...