Ish-shefja e shërbimit sekret britanik: Anglia mund të jetë tani në luftë me Rusinë

Ish-shefja e shërbimit sekret britanik: Anglia mund të jetë tani në luftë me Rusinë

Britania mund të jetë tashmë në luftë me Rusinë për shkak të thellësisë dhe intensitetit të sulmeve kibernetike, sabotimeve dhe veprimtarive të tjera armiqësore të orkestruara nga Moska kundër Mbretërisë së Bashkuar, sipas një ish-drejtueseje të MI5.- Advertisement - Eliza Manningham-Buller, e cila ka drejtuar shërbimin sekret të brendshëm dy dekada më parë, u shpreh se ishte dakord me komentet e ekspertes për Rusinë, Fiona Hill, e cila në një intervistë për The Guardian më herët këtë vit argumentoi se Moska është tashmë në luftë me Perëndimin. Zonja Manningham-Buller tha se situata ka ndryshuar “që nga pushtimi i Ukrainës dhe për shkak të gjërave të ndryshme që lexoj se rusët po bëjnë këtu – sabotime, mbledhje informacioni, sulme fizike ndaj personave dhe të tjera si këto”. Duke...