Dosja “Partizani”/ Mbahet sot seanca e radhës në GJKKO, a do të paraqitet Berisha?

Dosja “Partizani”/ Mbahet sot seanca e radhës në GJKKO, a do të paraqitet Berisha?

Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi TIRANË-Në Gjykatën e Posaçme mbahet sot seanca e radhës gjyqësore për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe për tre të pandehurit e tjerë për aferën “Partizani”. Vetë Berisha nuk është paraqitur në asnjë seancë, ndërsa është përfaqësuar nga avokatët e tij. Kujtojmë se mbrojtësit ligjorë të Berishës dhe Malltezit kërkuan pavlefshmëri absolute të hetimeve, të akteve të marrjes si të pandehur, njoftimit të akuzës, akteve të ekspertimit si dhe të çdo prove të paraqitur nga SPAK. Të njëjtën kërkesë për pavlefshmëri të akteve e parashtruan edhe të pandehurit Xhimi Begeja dhe Andia Pustina. Berisha dhe Malltezi të akuzuar për çështjen "Partizani" kërkuan që të mos gjykohen nga e njëjta trupë gjykuese, pasi sipas tyre, nuk garantojnë pavarësi dhe paanshmëri. Bëhet fjalë...