Mbrojtësi ligjor i Erion Veliaj kërkesë Këshillit Bashkiak për dokumentacionet e shkarkimit të tij

Mbrojtësi ligjor i Erion Veliaj kërkesë Këshillit Bashkiak për dokumentacionet e shkarkimit të tij

“Në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të zotit Erion Veliaj, duke u mbështetur në nenin 23 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe bazën ligjore të sipërcituar, kërkoj nga Këshilli Bashkiak i Tiranës të më vërë në dispozicion praktikën e plotë administrative të inicuar për procedurën e shkarkimit të Kryetarit të Bashkisë, zotit Erion Veliaj, duke përfshirë, por duke mos u kufizuar në: Aktin/aktet e nismës së paraqitur për shkarkim, argumentin ligjor dhe cdo dokumentacion tjeter ku mbështetet kjo kërkesë; Procesverbalin dhe materialet e komisionit të Cështjeve Ligjore dhe Drejtësisë Sociale; Procesverbalet dhe materialet e mbledhjeve ku është shqyrtuar çështja; Çdo relacion shpjegues apo dokument tjetër që është bërë pjesë e kësaj procedure. Vendimin dhe relacionin shoqërues të tij, së bashku me konfirmimin e Prefektit të...