Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Erion Veliaj i drejtohet Gjykatës Kushtetuese: Shkarkimi si kryebashkiak është paligjshëm
Erion Veliaj ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e tij nga posti i kryebashkiakut të Tiranës. Ai argumenton se një kryetar bashkie nuk mund të shkarkohet pa një shkelje të rëndë të provuar dhe se vendimi bie ndesh me Kushtetutën. Në ankimin e tij theksohet se Neni 62 i ligjit për qeverisjen vendore nuk mund të zëvendësojë Nenin 115 të Kushtetutës, por duhet interpretuar gjithmonë në përputhje me të. Sipas kërkesës së Veliajt, çdo shkarkim pa një shkelje të rëndë të provuar është i paligjshëm dhe bie ndesh me parimet kushtetuese. Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi pro shkarkimit të tij javën që lamë pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama, në asamblenë e Partisë Socialiste, ku u bë publike edhe emri i Ogerta Mamastriliut si kandidate...